Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, ka nisur përgatitjet për të dërguar sot misionin e saj të parë per eksplorimin ne thellësi te planetit Mars.

 

Sonda “Insight”, pritet të zbulojë misterin e formimit të planetëve të ngjashme me tokën, si dhe aktivitetin sizmik të planetit të kuq. Nëse ecën sipas parashikimit, sonda duhet të mbërrijë në destinacion ne datën 26 nëntor, duke u bërë kështu sonda e parë e Agjencisë se Hapësirës që ulet në Mars.

 

Sipas studiuesve, toka dhe Marsi u formuan në mënyrë të ngjashme rreth 4.5 miliardë vjet më parë. Megjithatë, sipas programimit, NASA shpreson që me anë të këtij misioni, të zbulojë se përse këto dy planetë janë kaq të ndryshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *