E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

NASA çon dy misione në Arktik

NASA po përgatitet te dërgoje dy misione për te eksploruar Arktikun pas te dhënave qe treguan se 2015 ishte viti me i nxehte, me temperatura te larta ne stinën e dimrit. Sipas Agjencisë Amerikane te Hapësirës, edhe ne 2016-en situata paraqitet e njëjte. Çdo mars akulli ne Arktik arrin maksimumin dhe ne shtator minimumin, por niveli i tij ketë vit është ulur. Pasojat mund te jene te mëdha sipas shkencëtarit Walt Meier, pasi Arktiku konsiderohet si nje lloj ajri i kondicionuar, nje rajon i ftohte qe e mban te freskët planetin. Gjendja ne Arktik ka ndikim edhe ne situatën e motit. Dy misionet e shkencëtareve qe do te nisen janë “Ice Bridge” dhe “Oceans Melting Greenland” dhe do te monitorojnë gjendjen e Arktikut nga hapësira dhe ne toke. NASA mbledh te dhëna per Arktikun qe prej viteve 70 dhe rezulton se vitet e fundit trashësia e akullit ka pësuar rënie te konsiderueshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë