Temperatura mesatare globale e sipërfaqes së Tokës në vitin 2021 ishte e barabartë me atë të regjistruar në vitin 2018 dhe e gjashta më e ngrohta ndonjëherë. 

 

Në përgjithësi, tetë vitet e fundit janë më të ngrohtat që nga fillimi i matjeve në 1880. Kjo është ajo që del nga analizat e pavarura të kryera nga NASA dhe Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.  

 

Tendenca e ngrohjes afatgjatë të planetit vazhdon, me temperaturat globale në vitin 2021 që janë 0.85 gradë Celsius mbi mesataren bazë të NASA-s 1951-1980.

 

 

Toka në vitin 2021 ishte rreth 1.1 gradë Celsius më e ngrohtë se mesatarja në fund të shekullit të 19-të, fillimi i revolucionit industrial.

 

“Ne kemi nevojë për veprim të guximshëm për të mbrojtur të ardhmen e njerëzimit. Shkenca nuk lë vend për dyshime: ndryshimi i klimës është kërcënimi ekzistencial i kohës sonë”, tha administratori i NASA-s, Bill Nelson.

 

“Tetë nga dhjetë vitet më të nxehta në planetin tonë – shtoi ai – kanë ndodhur në dekadën e fundit, një fakt i padiskutueshëm që nënvizon nevojën për veprime të guximshme për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe të gjithë njerëzimit”./tgcom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *