E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Napoli shpartallohet nga Sampdoria por fiton Lazio

Humbje befasuese për Napolin ne javën e trete te serisë A.

 

Ne Xhenova, skuadra e Ancelotit qe vinte nga dy fitore radhazi u shpartallua 3-0 nga vendasit e Sampdorias duke vene gjithçka ne diskutim sidomos ne mbrojtje e cila ishte një nga pikat me te forta ne kohen e trajnerit Sari.

 

Reklamë

Te zotet e shtëpisë e nisen mjaft mire takimin duke goditur qe ne minutën e 11 me ane te Defrel. Përballë një reagimi te vaket te kundërshtarëve vendasit realizuan edhe golin e dyte ne minutën e 32 po me Defrel duke e bere gjithçka e me te lehte për minutat e mbetura.

 

Reagimi i napolitaneve ishte vetëm ne fillimin e pjesës se dyte përpara se Kualjarela mbylli gjithçka ne minutën e 75 duke realizuar edhe golin e trete.

 

Tre piket e para edhe për Lazion ne këtë kampionat qe ne Olimpiko mundi me rezultatin minimal 1-0 Frosinonen.

 

Golin e vetëm për kryeqytetasit e shënoi Luis Alberto me fillimin e pjesës se dyte. Nga rezultatet qe veçohen ne këtë jave te trete te serisë A është ai i Sasuolos qe përmbysi gjithçka ndaj Xhenoas duke fituar 5-3 dhe me këtë fitore e gjen veten ne vend te dyte ne renditjen e përgjithshme.

 

Ndërkohë Atalanta e Berishës dhe Gjimshitit , u mund 0-1 nga Kaljari ne Bergamo.

Vazhdo të lexosh

Reklamë