E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 52 minuta më parë
Sport

Napoli nuk i ndahet Atalantës, fiton me përmbysje në Udine

Napoli triumfon 1-3 ndaj Udineses në transfertë, falë një përmbysje spektakolare. Goli i Thauvin në minutën e 22-të shtangu skuadrën e Contes, por gjërat ndryshuan në pjesën e dytë.

Në fraksionin e dytë, napoletanët kthyen gjithçka në favorin e tyre pas një goli të Lukakut dhe autogoli të Gianneti.

Anguissa thelloi shifrat, në të 81-tën. Napoli është në vendin e dytë me 35 pikë, 2 më pak se Atalanta kryesuese e cila sot mposhti 0-1 Cagliarin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë