E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Napoli mund Romën dhe ngjitet në vendin e pestë

Napoli ka mposhtur Romën me shifrat 2-1 në shtëpi. Ndeshja e vlefshme për javën e 30-të , ishte e ekuilibruar me të dyja skuadrat që provuan disa herë portën kundërshtare. Tentativa e parë drejt portës erdhi nga Fabio Ruiz, por me portierin që reagoi mjaft mirë. Pavarësisht përpjekjeve veçanërisht nga napoletanët, pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura. Fraksioni i dytë i lojës nisi më ndryshe me skuadrën e Gattusos që shtoi presionin . Në minutën e 55, Kajehon realizoi pas një krosi  perfekt të dhënë nga Mario Rui, futbollisti spanjoll dërgoi topin në rrjetë. Nga ana tjetër miqtë reaguan shpejt me armenin Mkhitarjan  që goditi nga jashtë zonë dhe la në vend portierin. Për avantazhin e vendasve mendoi Loronzo Insinjë që realizoi një supergol duke mos i dhënë asnjë shans portierit. Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 48 pikëve me pikë të barabarta me Romën por me këta të fundit me golavarazh më të mirë renditen në vendin e pestë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë