Mbrëmja e të enjtes mbylli dhe ndeshjet e treta në Europa League ku Napoli mundi Legian e Varshavës me rezultatin e pastër 3-0 në stadiumin Diego Armando Maradonna. Një duel që padukshëm favoritë skuadrën e Spalletit, që prodhoi lojë dhe zotëroi topin thuajse për 90 minuta.

Polakët rezistuan deri në minutën e 75, derisa u ndëshkua me të parin gol nga Lorenco Insinje. Aty filloi dhe spektakli i italianëve që shënuan dhe dy herë të tjera duke gjunjëzuar kështu skuadrën nga Varshava. Katër minuta më vonë ishte Osimhen që dyfishoi rezultatin për t’ia lënë vendin për goditjen përfundimtare Politanos në shtesën e takimit. Futbollisti shqiptar Ernest Muci luajti që nga minuta e parë titullar në radhët e polakëve, ndërsa Amir Rahmani u aktivizua në fushë 9 minutat e fundit.

Edhe pas kësaj disfate, Legia e Varshavës vijon të mbetet në vendin e parë me 6 pikë ndërsa ndiqet nga Napoli me dy pikë më pak.
Nga ana tjetër, Lazio nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë Marsejës në Olimpiko. Kryeqytetasit prodhuan lojë dhe krijuan shumë raste, por kaq ishte e pamjaftueshme për të fituar.

Ndërkohë, në Conference League Roma u turpërua në ndeshjen përballë Bodo Glimt, pasi u mund 6-1 në transfertë. Një ndeshje për tu harruar sa më shpejt për ekipin e Special One që gaboi shumë dhe u ndëshkua nga gabime individuale. Të vetmin gol për italianët e shënoi Perez në minutën e 28-të.

Megjithatë llogaritë për vendin e parë mbeten të hapura, pasi aktualisht Roma ndodhet në vendin e dytë me 6 pikë , 1 më pak se Bodo Glimt kryesues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *