Napoli e nisi 2016 ashtu siç mbylli edhe vitin e kaluar me nje ecuri shume te mire ne kampionatin italian. Skuadra e trajnerit Sarri mposhti ne shtëpi 2 me 1 Torinon ne ndeshjen përmbyllëse te javës se 18 te kampionati Italian, duke mbajtur ritmin e ekipeve pretendente për titullin kampion. Napolitanet ndajnë vendin e dyte dhe te trete me Fiorentinen me 38 pike, 1 pikë më pak sesa Interi i vendit të parë dhe 2 më teper sesa Juventus i vendit te 4. Goli i avantazhit fillestar per vendasit ishte nje parabole e mrekullueshme nga Insinje ne minutën e 17. Torino zgjohet dhe pas një super reagimi te Reines në dëm të Kualjareles, ky i fundit në te 33 nuk gabon nga pika e bardhe e penalltisë. Gjithsesi për t’i dhënë fitoren Napolit mendoi Hamshik autori i golit të dytë në minutën e 41. Lojtari i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, luajti titullar dhe bëri një paraqitje të mirë tek Napoli.
Ne Angli, Everton mposhti Manchester Cityn 2 me 1 në aktin e parë të gjysmëfinales së kupës së ligës. Në Gudison Park vendasit zhvilluan një ndeshje me intensitet të lartë pavarësisht se goli i avantazhit, do të realizohej ne sekondat e fundit te pjesës se parë me anë të Funes Mori. Miqtë e trajnerit Pelegrini u futen ne lojën ne minutën e 76 duke barazuar me anë të Jesus Navas, por barazimi zgjati vetëm 2 minuta, pasi Everton riktheu avantazhin duke shënuar me anë të sulmuesit belg Lukaku. Takimi i kthimit do të luhet ne Etihad Stedium ne Manchester.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *