E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Napoli mban ritmin me kryesuesit

Ne takimin e fundit te javës se trete te serisë A, Napoli shpartalloi Bolonjen ne fushën e këtyre te fundit, duke mbajtur te njëjtin hap me Juventus dhe Inter ne krye te klasifikimit .0-3 ne Dal Ara per skuadrën e teknikut Sari, nje ndeshje ku  ne fakt rezultati nuk përligji lojën e saj,  edhe pse u larguar me tre pike te plota.

 

Te zotet e shtëpisë ushtruan shume presion per gati nje ore, duke i sjelle shume vështirësi Napolit qe mund te kishte pësuar nëse Reina nuk do te ishte ne nje mbrëmje te mire,  sidomos ne pritjet e Verdi dhe Destro. Ne pjesën e dyte miqtë u mundua te merrnin iniciativën, por Bolonja arriti te mbyllte ne mënyre perfekte te çarat, duke u shfaqur rrezikshëm ne kundërsulm. Tekniku Sari largoi nga fusha Hamshik, duke futur ne loje Zielinskin i cili  zgjoi skuadrën. Dhe ne minutën e 66 Kajehon arriti te kalonte ne avantazh skuadrën e tij.

 

Reklamë

Goli i pësuar çoroditi te zotet e shtëpisë, te cilët humben besimin. Bolonja u duk e dorëzuar ne kete beteje, duke i dhëne mundësi Mertens ne minutën e 83 te dyfishonte shifrat. 5 minuta me vone vend edhe per Zielenskin te linte gjurme ne kete mbrëmje, duke sigluar shifrat përfundimtare 3-0 ne fitoren e trete radhazi ne kampionat.

 

Edhe pse me nje merkato te mire si Evra, Germain Rami apo Mandanda, Marseja nuk po arrin te rivalizoje me dy te mëdhenjtë Paris dhe Monako ne kampionatin francez. Ne javën e 5 skuadra e Rudi Garcia pësoi nje humbje shokuese ne Velodrom 1-3 nga Rene, duke qëndruar 8 pike larg kreut te tabelës.

 

Gjithçka u be e lehte qe ne fillim per miqtë qe gjeten dy here rrjetën ne harkun kohor te 10 minutave te para me Kazri dhe Burigeaud. Ne pjesën e dyte Olimpik kapitulloi kur Ganjon ne minutën e 70 shënoi golin e trete. Sanson tre minuta nga fundi shënoi golin e nderit per vendasit ndërkohe qe Mubele ne minutën e pare te shtesës, mund te kishte thelluar rezultatin nëse do te ishte i sakte nga pika e bardhe e penalltisë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë