E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Napoli lëkundet nga disa tërmete/ Njerëzit të frikësuar dalin në rrugë

Gjatë orëve të natës, në Napoli dhe Pozzuoli janë regjistruar disa lëkundje tërmeti. Lëkundja më e fortë u shënua rreth orës 04.59 me mannitudë 3.1.

Reklamë

Ndërsa lëkundjet e tjera u ndjenë në orën 4.16 dhe 4.41 dhe ishin me magnitudë më të vogël. Sipas mediave italiane, goditjet nisën qysh në orën 3.25 dhe u shënuan rreth 25 të tilla deri në orën 07.00 të mëngjesit.

Tronditjet janë ndjerë në Pozzuoli dhe në pjesën më të madhe të Campi Flegrei, por edhe në rrethet napolitane të Bagnoli, Agnano, Fuorigrotta, Pianura dhe Moroçavo.

Lëkundjet u ndjenë nga njerëzit, të cilët të frikësuar dolën në rrugë. Nuk është raportuar për dëme, ndërsa në mëngjes situata u rikthye në normalitet. Autoritetet po kryejnë kontrolle dhe inspektime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë