Napoli ju përgjigj ne mënyrën me te mire Romes, duke fituar ne fushën e Torinos 2-1 e duke rimarre vendin e dyte ne javën e 37 ne klasifikimin e përgjithshëm te Serisë A. Pas vetëm 12 minuta loje, skuadra e Sarrit kaloi ne avantazh me Higuain, me argjentinasin i cili shënoi golin me numër 33 ne kampionat. 8 minuta me vone gjithçka u be akoma me e lehte per miqtë kur Callejon dyfishoi shifrat. Ne pjesën e dyte për te zotet e shtëpisë erdhi goli i Bruno Peres, nje rezultat qe nuk ndryshoi deri ne fund te takimit. Ne takimin tjetër te mbrëmjes Verona mundi 2-1 Juventus me Zonjën e Vjetër, e cila mbyll nje periudhe pozitive me 26 ndeshje pa humbje. Pikërisht ne ditën e lamtumirës nga futbollit, Luca Toni arriti te zhbllokonte shifrat nga pika e bardhe e penalltisë ne minutën e 43, e cila u shkaktua nga Alexsandro ne dem te Pisano. Me fillimin e pjesës se dyte, vendasit gjeten dyfishimin e shifrave me Viviani. Goli i nderit per Juventus u shënua me 11-metersh nga Dybala ne minutën e 94 te takimit. Kur ka mbetur edhe nje jave nga përfundimi i Sesisë A ne luftën per kualifikimin direkt ne Uefa Champions League sezonin e ardhshëm. Napoli mban vendin e dyte ne kuotën e 79 pikëve, i ndjekur nga Roma me dy pike me pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *