Ne sfidën hapëse te javës se 19-te serisë A Napoli mundi Krotonen ne fushën e këtyre te fundit me rezultatin 1-0 duke u shpallur kampion i dimrit ne Itali ne kuotën e 48 pikëve.

 

Skuadra e teknikut Sari nuk gaboi dhe nuk i duhet te prese rezultatin e sfidës Verona-Juventus duke arritur suksesin e 5 ne historinë e saj si kryesues i renditjes ne dimër  nga te cilët ne dy raste ja ka dale  te shpallet kampion. Përballë kalabrezeve njeriu qe vulosi fatin e takimit ishte Hamshik ne minutën e 17-te.

 

Një ndeshje ne fakt jo e lehte për Napolin pasi tekniku kundërshtar Zenga e kishte përgatitur mjaft mire takimin,   te zotet e shtëpisë humben disa raste me Stojan dhe Crociata dhe me pak fat edhe mund te kishin barazuar. Ne te kundërt Insinje i pafat me traversën e tij ndërsa portieri Cordaz vendimtar ne te paktën dy raste te Callejon, Hamsik dhe Diawara.

 

Për napolitanet një vit fantastik 2017-a ku nuk u munden asnjëherë ne trasferte ne 23 takime nga te cilat 20 fitore dhe 3 barazime. Ne këtë pjese te pare te sezonit skuadra e Napolit duket një makine perfekte me 15 fitore 3 barazime dhe 1 humbje shifrat qe janë me te mirat ne historinë  e Napolit duke barazuar sezonin 87-88.

 

Me te gjitha gjasat lufta për titull ne pjesën tjetër te sezonit do te jete me kampionet ne fuqi Juventus dhe ndoshta Inter, Roma e Lacio për te rrëmbyer kurorën qe i mungon prej 27 vjetësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *