E enjte, 5 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Napoli kalon pengesën Lacio

Napoli mbajti kryesimin ne Serine A, teksa kaloi edhe pengesën Lacio ne sfidën me te rëndësishme te javës se 23-te. Ne Olimpiko, skuadra e Elseid Hysajt fitoi 2-0, duke kaluar ne kuotën e 53 pikëve, dy me shume se ndjekësit me te afërt te Juventus. Golat për miqtë u shënuan ne pjesën e pare ne harkun kohor te tre minutave dhe mbajtën firmat e Higuain dhe Callejon. Ndërkohe, kampionit ne fuqi te Italisë Juventus, i mjaftoi nje autogol i De Maio per te rrëmbyer tre piket ndaj Xhenoas. Fitore me mjaft vuajtje për Fiorentinen. Vendasit shënuan qe ne fillim me Valero, ndërsa Carpi surprizoi me Lasagna ne pjesën e dyte. Vetëm ne minutën e trete te shtesës, Zarate i dhuroi tre piket skuadrës nga Firence. Vendi i katërt per Inter qe nga ana e tij, mundi ne San Siro me rezultat minimal 1-0 Kievon. Autori i golit te vetëm per zikalterit ishte Icardi ne minutën e 48-te. Edhe Milan zgjidhi gjithçka ne pjesën e pare duke fituar ne Palermo 2-0. Baka ne minutën e 19 zhbllokoi shifrat, ndërsa Niang nga pika e bardhe e penalltisë ne minutën e 33 dyfishoi rezultatin. Ne takimet e tjera Empoli – Udineze 1-1, Verona – Atalanta 2-1 dhe Sampdoria – Torino 2-2.

Vazhdo të lexosh

Reklamë