E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Napoli – Juventus ndahen në paqe

Juventus mori nje pike te arte pikërisht ne supersfiden e javës se 30 te “Serie A”, duke mbajtur distancën prej 6 pikesh ne krye te klasifikimit. Ne San Paolo, “Zonja e vjetër” barazoi 1-1 me Napolin, ne një ndeshje te vështirë ku pas avantazhit te krijuar qe ne minutat e para, e pa veten shpesh here ne vështirësi dhe për me tepër, shumicën e kohës ne mbrojtje.

 

Takimi filloi mjaft mire per “Zonjën e Vjetër” kur qe ne minutën e 7 Kedira gjeti rrjetën, duke kaluar ne epërsi skuadrën e tij. Te zotet e shtëpisë u hodhën menjëherë ne sulm, por pa arritur te konkretizonin ne gol ne pjesën e pare rastet e krijuara. Edhe me fillimin e te dytës, përsëri vendasit me këmbëngulës, duke arritur te gjenin golin ne minutën e 60-te me Hamsik. Skuadra e teknikut Sarri superiore me raste te shumta por pa arritur te rrëmbente fitoren edhe pse ne ndonjë rast, fati nuk ishte me ta, si ne shtyllën e Mertens.

 

Një pike e arte për Juventus drejt titullit kampion, ndërkohe nuk mund te thuhet kështu per lojën e zhvilluar. Per Napolin nje rezultat qe i jep mjaft entuziazëm ne prag te ndeshjes se kthimit te kupës se Italisë, pikërisht përballë skuadrës se Alegrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë