E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Napoli fiton në Palermo, tre pikë larg Juventus

Napoli fiton në Palermo, tre pikë larg Juventus

Napoli fitoi ne Palermo me rezultatin minimal 1-0 ne Palermo ne ndeshjen e vlefshme per javën e 29 te Serisë A, duke mbajtur diferencën prej 3 pikesh me Juventusin e vendit te pare ne renditjen e përgjithshme. Ne nje ndeshje te dominuar ne shumicën e kohës, skuadra e teknikut Sari golin e vetëm te takimit e shënoi ne minutën e 23 kur Higuain ktheu nje gol nje penallti te shkaktuar nga Andelkvic për nje faull ne zone ndaj Albiol. Per argjentinasin goli i 27 per këtë sezon, per Napolin fitorja e 19 ne kampionat dhe e 8-a ne fushat kundërshtare. Dëshire por pak kualitet per Palermon e teknikut te ri Valter Novelino, qe vazhdon te mbetet vetëm 1 pike larg zonës se ftohte te rënies nga kategoria. Ne takimin tjetër Lacio mundi ne Olimpiko Atalanten me rezultatin 2-0. Heroi i mbrëmjes per vendasit Miroslav Klose. Sulmuesi gjerman zhbllokoi shifrat ne minutën e 23 ndërsa sigloi shifrat përfundimtare 2-0 ne minutën e 5 te shtesës.

Real fitore në fund të takimit

Vuajtje për Real ne javën e 29 te kampionatit spanjoll, por ne fund arriti te largohej me tre piket nga ishujt Kanarie. Edhe pse nuk shkëlqeu skuadra e Zinedin Zidan fitoi 2-1 ndaj Las Palmas fale nje goli te realizuar nga Casemiro ne minutën e 89 te takimit. Madrilenet arritën te zhbllokonin shifrat ne minutën e 23 me Serxhio Ramos por atëherë kur takimi po shkonte drejt fundit vendasit gjeten rrjetën me Uiliam Jose ne minutën e 87. Gjithsesi Real pati meritën qe besoi deri ne fund te takimit dhe dy minuta me vone braziliani Casemiro realizoi golin e fitores.

Vazhdo të lexosh

Reklamë