Napoli fiton kupën dhe “çmend” qytetin, Sarri në “gijotinë”

Napoli është fituesi i Kupës së Italisë, pasi mundi Juventusin me 11 metërsha. Finalja e luajtur në Olimpiko përfundoi në shifrat 0-0 e gjithcka u zgjidh me penallti për shkak të vendimit për të mos pasur shtese në kushtet e situatës pandemike. Suksesi i madh për skuadrën e Gattusos dhe Elseid Hysaj, pavaresisht se mbrojtësi kuqezi luajti vetëm 10 minuta në fund të sfidës .
Ndërsa për Juventusin e Sarrit këto janë sinjale aspak pozitive në këtë fund sezoni ku duhet të luftojë fort për dy objektivat e mëdha, kampionat dhe Champions League. Ndeshja në Romë, pa një Napoli në gjendje të mirë dhe kërkues për golin mirepo shtyllat në dy raste të Insinjes dhe Elmas i mohuan golin. Ndërkohë Juventus ishte kërcënues në mënyrë të vecantë me Cristiano Ronaldon . Ndonëse dhe portugezi nuk mundi të shënojë.
Pas 90 minutave me rrjeta të paprekura skuadrat shkuan direkt tek 11 metërshat aty ku napoletanët u treguan më të saktë duke fituar me rezultatin 4-2.
Dybala dhe Danilo gabuan përpara portjerit Meret duke i dhënë jetë festës së skuadrës së Gattusos. Një entuziazëm që shpërtheu dhe në qytetin e Napolit ku njerëzit e festuan Kupën e 6-të në histori në sheshet e qytetit.




