Napoli dhe Sevilla gati për Championsin

Napoli është gati për sfidën e parë të play-off në Uefa Champions League kundër Nices. Italianet fituan 2 me 0 dhe mbi të gjitha bindën në lojë në miqësoren kundër spanjolleve të Espanjol. Skuadra e Sarrit tregoi një forme shumë të mirë në San Paolo. Italianet ishin taktikisht të sakte dhe goxha mirë në qarkullimin e topit në raport me spanjollet, edhe pse behej fjale për një test miqësore.
Megjithatë fakti që Espanjol nuk goditi asnjëherë në porte në 90 minuta tregon, qartësisht dominimin e Napolit. Vendasit patën disa raste për shënim në pjesën e parë, por rezultati u zhbllokua falë një goditje dënimi të Mertnes në minutën e 35.
Goli që dyfishoi shifrat erdhi në minutën e 55 pas një gjuajte me kokë të Albiol. Me pas Shou në San Paolo e dhuroi blerja e re. Ounas. Algjeriani tregoi klas duke qënë një force shtese për Napolin e këtij viti që provimin e parë të rëndësishëm e ka të mërkurën kundër Nices në Uefa Champions League.
Edhe Sevilja është gati për play-off e Champions League. Iberiket mundën 2 me 1 ne stadiumin e tyre Romen, një sfide e vlefshme per trofeun “Antonio Puerta”. Një pjesë e parë e mbyllur pa gola, me italianet pak më vonë në nivelin e intensitetit. Në startin e pjesës së dytë, verdhekuqte patën një tjetër mundësi me blerjen e verës Defrel, por gjuajtja e tij shkoi në shtylle.
Megjithatë ishte Sevilla që kaloi në avantazh në minutën e 73 me anë të Escuderos pas një pasimi të Nolitos. Ky i fundit në minutën e 90 do te shënonte edhe golin e dytë për andaluzet. Vetëm në shtese, erdhi goli i vetëm për Romen me autor Xhekon. Të mërkurën në mbrëmje në Stamboll, Sevilla do të luajë takimin e parë të Play Off të Uefa Champions kundër Basaksehir, sfide që do transmetohet ne Vizion Plus HD.




