Sot në mbremje do të luhet finalja e kupës së Italisë mes Juventusit dhe Napolit në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Napoletanët u kualifikuan duke eliminuar Interin, kurse bardhezinjtë eliminuan Milanin në gjysmëfinale.

Edhe në këtë takim fituesi i sfidës do të vendoset brenda 90 minutave. Në rast se rezultati është i barabartë, atëherë do të ekzekutohen penalltitë, duke shmangur shtesat për shkak të gjendjes fizike jo në maksimum të ekipeve si pasoje e ndaleses nga pandemia.

Trajneri Sarri  nuk do të ketë shërbimet e Higuain, Chiellini dhe Ramsey por “Zonja e vjetër” ka organikën e duhur për ti zëvendësuar.

Ndërsa Gattuso do të duhet të vuaj mungesën e portierit Ospina i cili ishte heroi i gjysmëfinales me Interin. Kapiteni i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj pritet që të jetë titullar kundër bardhezinjve.

Juventus kërkon që të fitojë titullin e parë këtë sezon ndërsa kryeson kampionatin dhe është në garë edhe në Champions League.

Napoli nga ana tjetër, e sheh këtë takim si një dritare për të siguaruar pjesmarrjen e saj në garat europiane sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *