Napoli fiton ndeshjen e trete radhazi mes kampionatit dhe kupës duke rikthyer shpresat për të garuar deri në fund për një vend në kupat e europës.Skuadcra e Gattuzos fitoi 4 me 2 në transferte me Sampdorian në duelin përbylles të javes së 22 të serisë A. Miqtë gjeten shpejt rrugën e rrjetes në minutën e 3 me anë të Milik. Kalojnë jo më shumë se 13 minuta dhe Napoli dyfishon shifrat nëpërmjet talentit Elif Elmas.Megjithatë të zotët e shtëpisë nuk dorëzohen dhe rikthehen në lojë nëpërmjet një goli mjeshteror nga veteran Kualjarela I ndihmuar edhe nga rreshkitja e Hysajt. Mosha kalon por klasi nuk humbet….Pjesa e parë e bukur dhe e luftuar mbyllet me një shtyllë të Sampdorias ndërsa e dyta ishte gjithashtu shumë intensive.Kualjarela edhe një herë tjetër bëhet protagonist në minutëne  73 kur fiton një penallti pas një ndërhyrje të Manolas. Një 11-metersh që merret përsiper nga Gabiadini, I saktë për ti cuar shifrat në 2 me 2. Por napoletanet dhe Gatuzon i nderon një nga blerjet e janarit, Diego Demme I cili shenon golin e trete në minutën e 83. Ndërsa në fund mendon Mertens për të kapitulluar përfundimisht Sampdorian. Më në fund rreze drite për Napolin e Gattusos që është tani 9 pikë larg zonës champions dhe vetënm 2 larg Europa league.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *