E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Napoli-Atalanta ndahen në paqe

October 30, 2019, Napoli, Italia: Foto Cafaro/LaPresse .30 ottobre 2019 Napoli, Italia .sport calcio .Napoli vs Atalanta - Campionato di calcio Serie A TIM 2019/2020 - stadio San Paolo. .Nella foto: Hirving Lozano (SSC Napoli)...Photo Cafaro/LaPresse .October 30, 2019 Naples, Italy .sport soccer .Napoli vs Atalanta - Italian Football Championship League A TIM 2019/2020 - San Paolo stadium. .In the pic: Hirving Lozano (Credit Image: © Cafaro/Lapresse via ZUMA Press)

Atalanta dhe Napoli e kanë mbyllur në paqe takimin e parë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Bergamaskët dominuan gjatë gjithë lojës dhe shpërdoruan shumë raste duke mos i dhënë mundësi napoletanëve të dilinin në sulm.

 

Ospina ishte padyshim protagonisti kryesor i sfidës që me pritjett e tij mbajti në lojë skuadrën. Edhe në pjesën e dytë, historia ishte e njejtë. Skuadra e Gasperinit ishte më kërkuese në fushë por sërish  mungoi finalizimi duke mbyllur takimin me shifrat 0-0. Një rezultat që mabn të dyja skuadrat në lojë dhe në  fund lë gjithçka të hapur në ndeshjen e kthimit në Bergamo  që do të luhet në datën 10 shkurt.

 

Reklamë

Barcelona ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.  Katalanasit fituan 5-3 ndaj Granadës, në një sfidë ku u desh shtesa për të vendosur fituesin. Vendasit bënë gjithcka mirë duke shënuar 2 herë me anë të Kenedi në të parën dhe Soldados në të dytën . Ndërsa skuadra e Kuman ishte e pafat duke goditur disa herë shtyllën. Megjithatë gjithcka do të rihapej 3 minuta nga fundi i takimit. Një  gjuajtje e Grizman u kthye nga shtylla të portieri dhe devijimi i tij dërgoi topin në rrjetë. Kaq mjaftoi që Barcelona të merrte zemër dhe të shënontë dhe golin e dytë me Zhordi Albën në minutën e 92.

 

Në 30 minutat e shtesës, blaugranasit shënuan dhe tre gola të tjerë në portën e Granadës. Grizman goditi me kokë në portën  kundërshtar dha la në vend portjerin vendas . Por  Fede,  nga ana tjetër,  barazoi me një penallti. Një gol që nuk i shqetësoi aspak  katalaanist që tundën rrjetën përsëri si fillim me De JOng dhe  më pas me Zhordi Albën duke mbyllur rezulattin final të ndeshjen  me shifrat 5-3. 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë