E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 11 minuta më parë
Politikë

Nancy VanHorn takon deputetët e rinj të PS dhe PD: Do udhëtojmë drejt SHBA për të forcuar bashkëpunimin me Shqipërinë

E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn është takuar me deputetët e rinj të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Në një postim në faqen zyrtare të ambasadaës amerikane, theksohet se deputetët e rinj dhe VanHorn do të udhëtojnë drejt SHBA në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës.

Reklamë

Forcimi i bashkëpunimit SHBA-Shqipëri dhe çuarja përpara e zhvillimit ekonomik është arsyeja e këtij takimi dhe udhëtimit të ligjvënësve të rinj drejt Amerikës.

“Këtë javë, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me deputetë të rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për t’i përgëzuar ata teksa nisin Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP). Ata do të udhëtojnë së bashku në Ëashington, DC; Phoenix, Arizona; dhe Pensacola, Florida, për të forcuar bashkëpunimin SHBA–Shqipëri mbi prioritete të përbashkëta, si nxitja e lidhjeve tregtare, çuarja përpara e zhvillimit ekonomik transparent dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike përmes përpjekjeve ndërpartiake”, thuhet në njoftimin e ambasadës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë