Shanset e Shqipërisë për të bindur Brajan Grudën të përfaqësojë kuqezinjtë kanë pësuar një goditje nga vendimi i fundit i Julian Nagelsman.

Trajneri i përfaqësueses gjermane, ka vendosur të grumbullojë talentin shqiptar për stërvitje me ekipin i cili do të marrë pjesë në Euro 2024.

Gruda, i cili përfaqëson Gjermaninë me U21, shihet si një lojtar me të ardhme dhe nuk është aspak çudi që lojtarin e Mainz tani e kërkojnë klube më të mëdha si Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Leipzig apo Liverpool.

Talenti me origjinë nga Shkodra, monitorohet nga FSHF, që është përpjekur ta bindë të veshë fanellën kuqezi. Por ky vendim mund të bindë Grudën që të presë shansin e tij me Gjermaninë.

Ai dhe Roço Reitz do të stërviten me pjesën tjetër të skuadrës së grumbulluar para Europianit deri të premten e ardhshme. “Disa nga lojtarët tanë të përfaqësues do të jenë në veprim në finalen e Kupës dhe të Ligës ë Kampioneve, ndaj do i bashkohen më vonë ekipit.

Në mënyrë që skuadra të stërvitet në mënyrë optimale në pjesën e parë të përgatitjeve, ne do të dëshironim t’u jepnim dy lojtarëve të rinj premtues, mundësinë që të tregojnë veten me ekipin A”, ishte komenti i Nagelsmann.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *