Subscribe

Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë sot në ditën e tetë të grevës së urisë. Gjendja e tyre shëndetësore vijon të rëndohet, ndërsa disa prej naftëtarëve kanë shfaqur probleme me tensionin e me diabetin.

Me shirita të zinj në kokë, në nderim të kolegut të tyre, Artan Voshtinës, që ndërroi jetë për shkaqe natyrale një ditë më parë, naftëtarët i kanë bërë thirrje qeverisë që t’i jap zgjidhje problemit të tyre ose në të kundërt greva do të vijojë.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në Poçem, ku punonjësit e nënstacionit elektrik kanë hyrë në ditën e 12 të grevës.Por drejtusit e komapnise kane premtuar e shlyejne nje pjese te detyrimeve te prapambetura.

Megjithë premtimin e kompanisë, punonjësit thonë se do e vazhdojnë rezistencën.

Deri më tani përfaqësi e punetoreve kanë zhvilluar disa takime por edne nuk kane arritur nje marrveshje per ti dhene fund greves.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *