Subscribe

Naftëtarët e Ballshit i kërkuan kryeministrit Edi Rama të ndërhyrje në zgjidhjen e dhënies së pagave të prapambetura. Gjatë një komunikimi përmes videokonferences, naftëtarët këmbëngulën për zbatimin e statusit të naftëtarit dhe rifillimin e punimeve në rafineri.

 

Kreu i qeverisë tha se po punohet me ekspertë vendas e të huaj për të gjetur një zgjidhje për skemën e privatizimit të ARMO, duke mos përjashtuar as shtetëzimin e saj.

 

Për rreth një orë, biseda e kryeministrit me grupin e naftëtarëve është ndjekur nga dhjetëra punëtorë, jashtë ambienteve të prefekturës së Fierit.

 

Ndërsa një grup tjetër kishte udhëtuar drejt Tiranës për të protestuar para kryeministrisë.

 

Pas protestave të vazhdueshme të naftëtarëve, qeveria ka vendosur qe ata të jenë grupi i parë që do të trajtohet me përparësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *