Subscribe

Ky është momenti  kur uniformat blu shoqërojnë me force një nga naftëtarët që protestonte para ministrisë së infrastrukturës.

 

Me thirrjet “Mos i prek punëtorët!” apo “Uzina është e jona !” dhjetëra naftëtarë pas disa ditësh protesta pranë rafinerisë në Ballsh, u  zhvendosën këtë të enjte në Tiranë.

 

Protestuesit u konfliktuan me forcat e policisë te cilët ndërhynë dhunshëm për t’i shpërndarë me pretendimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

 

Naftëtarët kërkuan nga qeveria t’i japë zgjidhje situatës së rëndë pasi nuk kanë marrë pagat e prapambetura.

 

Naftetarët

“Nuk kemi çfarë të bëjmë nga të shkojmë, ata rinë dhe na shohin nga dritarja turp t’ju vijë” “Kjo është zgjidhja jone e vetme do presim këtu, do presim” “kemi mbaruar pune me bashkitë nuk do te ballafaqohemi me asnjë tjetër përveçse ministres balluku.”

 

Rreth 800 punonjës të rafinerisë së Ballshit përballen prej së paku tre vitesh me situata të përsëritura të mos shlyerjes së pagave apo të ndërprerjes së punës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *