Subscribe

Duhej kjo përplasje mes naftëtarëve dhe policisë, që drejtuesit e kompanisë te premtonin zgjidhjen e ngërçit të krijuar me pagat e prapambetura dhe të nisnin të nënshkruanin kontratat individuale me të gjithë punonjësit e Uzinës së Ballshit.

 

Por kur ka kaluar vetëm një javë nga firmosja e kontratave, naftëtarët kanë dalë sërish në protestë. Ata akuzojnë kompaninë se nuk ka kaluar asnjë pagë të premtuar.

 

SOKOL DAUTAJ

KREU I SINDIKATES SE NAFTETAREVE

Sot ka qenë afati i fundit për dhënien e një kopjeje të kontratave individuale që kemi bërë dhe pagat e premtuara. Normalisht rafineria do fillonte pune. Pothuajse kontratat janë mbaruar. Dhe ata mund të nxjerrin justifikime.

 

Naftëtarët i bën thirrje ministres Balluku që të ndërhyjë pasi duke filluar nga e hëna nuk do të lejojnë asnjë drejtues të kompanisë që të hyjë në rafineri .

 

Sot është limiti i fundit dhe ata të hënën nuk do hyjnë në rafineri.

Nafta është e jona. Uzina e jona. Ne e kemi mbrojtur në ’97-ën rafinerinë. Nuk lejojmë më që të vijnë firma fantazmë

 

Në kontratat e nënshkruara në datë 3 shtator, punonjësve iu premtua shlyerja e një page brenda kësaj jave. Uzina e  Ballshit ka afro 850 punëtore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *