E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Naftëtarët marrin tre paga dhe dalin nga greva

Pas dhjetë ditesh në grevë urie, naftëtarët e Ballshit kanë mbyllur protesten e tyre.

10 punonjësit  e ngujuar në mjediset e qendrës shëndetësore lanë sot mjediset e grevës, pasi kompania u kaloi në llogari tre pagat e prapambetura.

Pas plotësimit të kërkesës së parë, ata pritet të zhvillojnë edhe një takim me përfaqësues të kompanisë, për të negociuar për dy pagat e tjera të prapambetura si dhe për vijimësinë e punës në rafineri.

Ndërkohë, punonjësit e nenstacionit elektrik të Poçemit kanë hyrë në ditën e 14 të grevës së urisë, por ende nuk kanë një përgjigje në lidhje me çështjen e pagave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë