Subscribe

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i afatit të marrëveshjes 1-vjeçare me qeverinë, naftëtarët e Ballshit janë të paqartë sa i takon të ardhmes së tyre dhe fatit të rafinerisë.

 

Ata u mblodhën këtë të enjte para uzinës dhe kërkuan një zgjidhje afatgjatë nga palët.

 

SOKOL DAUTAJ – KREU I SINDIKATËS SË NAFTETARËVE

Ne jemi mbledhur sërish sot. Palët janë të njohura me situatën, nuk kemi dicka të re për të kërkuar pas një viti. Kemi kërkuar pafund që kjo rafineri të vihet në punë.

 

Sipas kreut të sindikatës së naftëtarëve, e vetmja mundësi është rivënia në punë e rafinerisë.

 

Le të flasin edhe deputetët e opozitës. Ka 16 deputetë qarku i Fierit. Pse heshtin, pse u mbyllet goja për këtë. Se kur vijnë për vota, të gjithë vijnë këtu tek naftëtarët. Shpresoj të gjendet një zgjidhje një orë e më parë, se nuk ka një zgjidhje tjetër përvec rafinerisë. Janë në një moshë që nuk mund të dalin në pension.

 

Në bazë të marrëveshjes së arritur me qeverinë, naftëtarët u trajtuan me një pagë prej 40 mijë lekësh çdo muaj.

 

Negociatat mes palëve u arritën pas 44 ditësh grevë urie nga ana e punonjësve të rafinerisë së Ballshit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *