Tashmë janë mbushur dy javë nga nisja e grevës se urisë së 10 punonjësve të uzinës të përpunimit të naftës në Ballsh.

 

Gjendja shëndetësore në ditën e 14 të rezistencës së tyre është përkeqësuar ndjeshëm.

 

Tre prej grevistëve u shoqëruan me autoambulancë në spital pas problemeve me tensionin dhe vështirësive me frymëmarrjen.

 

“Gjendja e grevistëve shumë e rënduar, para nja një ore kemi nisur nja 3 kolegët tanë që ishin në gjendje të rëndë. Shokët janë shumë rëndë, janë të dehidratuar, kanë marrje mendsh, dhimbje koke.”

 

Edhe pse në një situatë të rënduar shëndetësore, naftëtarët shprehen se nuk do të heqin dorë nga greva deri sa të marrin pagat e prapambetura.

 

“Vetë kam pasur shqetësime me zemrën, më erdhi mjekimi nga familja, ndihem më mirë. Do e vazhdojmë deri në fund.”

 

Naftëtarët e Ballshit kërkojnë marrjen e 13 pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës së rafinerisë. Në mbështetje të tyre një ditë më parë, dolën edhe punonjësit e tjerë të cilët nuk janë në grevë duke protestuar në qendër të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *