Çmimi i naftës në Shqipëri ka shënuar një tjetër rritje, duke arritur në 198 lekë për litër. Kjo përbën rritjen e dytë në harkun kohor të pesë ditëve.
Shtrenjtimi i parë ndodhi të premten, kur çmimi u rrit nga 175 lekë në 182 lekë për litër. Kjo erdhi në një moment kur nafta “Brent” në Londër arriti rreth 90 dollarë për fuçi.
Por pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, nafta u shtrenjtua sërish në tregun vendas, duke iu afruar nivelit të 200 lekëve për litër.
Megjithatë, pritet që çmimi të pësojë ulje, pas deklaratës së presidentit Trump për konfliktin në Lindjen e Mesme, e cila ndikoi në rënien e naftës “Brent” në rreth 90 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, Autoriteti i Konkurrencës vijon të jetë në terren për të monitoruar tregun dhe për të konstatuar çdo abuzim të mundshëm nga operatorët./vizionplus.tv





