Edhe pse u investuan miliona lekë nga qeveria për reabilitimin e lumit Gjanicë, fenomeni i ndotjes është rikthyer sërish.
Një sasi e madhe nafte është derdhur nga kompanitë naftënxjerrëse duke shkaktuar ndotje të lartë përgjatë gjithë shtratit të lumit.
Kjo ka bërë, që uji të marrë ngjyrën e naftës duke dëmtuar rëndë ekosistemin si dhe gjallesat.
Ende nuk dihet se cila nga kompanitë që operon në zonë është përgjegjëse për situatën.
Ndërsa Inspektoriati Rajonal i Mjedisit prej dy ditësh ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen.
NAFTA MBULON LUMIN GJANICE
NDOTJA U SHKAKTUA NGA NJERA PREJ KOMPANIVE QE OPEROJNE NE FIER