Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot raportin e ri tremujor për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë.

Në raportin për periudhën 16 janar – 15 prill, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësimin për pengesat në zhvillimin e dialogut Kosovë-Serbi, për zbatimin e marrëveshjeve nga ky dialog dhe për rritjen e nacionalizmit, shkruan Evropa e Lirë.

Guterres, mes tjerash, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, “është mekanizmi më i mirë në dispozicion për zgjidhjen paqësore të dallimeve, në dobi të të dyja palëve”.

Seanca në selinë e OKB-së në Nju Jork është planifikuar për në ora 10:00, sipas kohës lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *