Kryeministri Edi Rama i cilëson PPP-të si pjesë të rëndësishme të përpjekjes së përgjithshme, me argumentin se krijojnë iniciativa dhe kushte të reja.

 

Gjatë fjalës së tij në konferencën për inovacionin në hapësirën e Ballkanit Perëndimor, shefi i qeverisë thekson se PPP janë mbështetëse në identifikimin dhe thellimin e iniciativave.

 

“Unë e di që nëse do të thoja PPP unë menjëherë do të kem shumë njerëz që do fillojnë të bëjnë zhurmë, për hir të luftërave ose analizave, që do të bëhen dhe asnjëherë nuk kanë treguar vullnet për të kuptuar sesa e rëndësishme është që t’i kemi PPP si pjesë e përpjekjes tonë të përgjithshme. PPP janë ato që do të na mbështesin fuqishëm të gjithë ne, në identifikimin dhe duke na shtyrë më tej përpara për iniciativa, të cilat do të krijojnë kushte të reja dhe iniciativa të reja për start up-e.”

 

Kryeministri Rama ishte pjesëmarrës këtë të premte në konferencën e organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumi Ekonomik Botëror, për t’i hapur rrugë përshpejtuesit të konkurrencës dhe inovacionit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *