Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për 25 prillit, deputetja e PS, Blerina Gjylameti tha se paralajmërimi i kryetarit të Komisionit se do kallëzojë penalisht drejtuesit e institucioneve që nuk kanë kthyer një përgjigje, nuk është aspak e drejtë.

Ajo theksoi se kjo është një tregues se PD nuk do të hetojë 25 prillin.

“Na e humbët durimin në përsëritje, përsëritet kërcënim për drejtuesit e institucionit, nuk do jetë në dinjitetin tuaj kjo fjalë, e aq më tepër në dinjitetit për autoritetit tonë, Kur janë nisur dhe çfarë poste, postë prioritare, t’i lëmë institucionet të bënë punën, ne këtu nuk jemi për të kërcënuar, por për të hetuar. Ju po na bindni që s’keni ndërmend të hetimor, por të na bindni me farsës se me demek se doni të hetoni”, tha Gjylameti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *