Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama për zgjedhjen e një presidenti “normal” siç e quajti ai.

 

Në studion e Quo Vadis, Meta theksoi se ka qenë Rama që ka insistuar për ta zgjedhur president, ndërsa shton se në këto vite u ka qëndruar besnik deklaratës që ka bërë në Parlament, ku mes pushtetit dhe demokracisë do zgjidhte këtë të fundit.

 

Meta me nota ironie i uroi suksese Ramës në përpjeket e tij për të gjetur presidentin e ri.

 

“Unë nga socialistët jam propozuar. Unë e kam mbajtur edhe angazhimin e tij por edhe i kam qëndruar besnik asaj që kam thënë në Parlament kur jam zgjedhur, që mes pushtetit dhe demokracisë do zgjedh demokracinë. I uroj suksese në këto përpjekje për t’i rritur dinjitetin parlamentit sic ja ka shtuar prej vitesh bashkive, siç ja ka shtuar dhe drejtësisë e sidomos tani presidenit pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur kjo mazhorancë e ka mundësi të kapë edhe këtë institucion”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *