Subscribe

Fushata elektorale çon ne dyert e prokurorisë dy drejtues te pushtetit lokal; demokratin Xhelal Mziu qe drejton Bashkinë e Kamzës dhe socialistin Dritan Leli qe është ne krye te Bashkisë se Vlorës.

 

Kryetari i Bashkisë se Kamzes është paditur nga policia pas deklaratave publike se do te prishe shtëpitë e qytetareve qe mbajnë flamuj te PS ose LSI.

 

Ne njoftimin zyrtar te policisë, sqarohet se padia ndaj Xhelal Mziut është depozituar ne Prokurorinë e Tiranës, pasi jane grumbulluar provat per presionin e ushtruar ndaj disa qytetareve.

 

Ndërsa kreu i Bashkisë se Vlorës është kallëzuar penalisht nga zëvendëskryeministrja Ledina Mandija. Ne cilësinë e drejtueses se task-forcës, Mandija ka paditur ne prokurori kreun e Bashkisë se Vlorës Leli, me akuzën e shpërdorimit te detyrës dhe pengim te subjekteve zgjedhore.

 

Veprimet e task-forces kundër Lelit u morën pas denoncimit qe erdhi nga LSI, te cilës nuk iu miratua kërkesa per përdorimin e sheshit para Pallatit te Sportit ne qytetin bregdetar, pasi nje force tjetër politike e kishte marre ne përdorim per 2 muaj.

 

Sipas njoftimit zyrtar, pas verifikimeve ekziston dyshim i arsyeshëm se Dritan Leli duke i dhëne leje nje subjekti politik per te përdorur sheshin për dy muaj, ka shpërdoruar detyrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *