Edhe gjate seancës se sotme ne procesin ndaj te akuzuarve per rekrutim te xhihadisteve ne Siri, nuk kane munguar debatet me trupin gjykues. Nje nga te pandehurit, Fadil Muslimani, tha se kryesuesja e trupit gjykues ishte e paafte dhe se ajo nuk mund te drejtoje normalisht procesin. Myslimani shprehu pakënaqësitë për mënyrën se si po ecen gjyqi, duke pretenduar se prej 35 seancave, ndodhet ne qeli vetem per shkak te besimit fetar. Ndërkohë, Gjykata edhe në këtë seancë vijoi me dëgjimin e përgjimeve të imamit të vetëshpallur të Xhamisë së Unazës së Re, Genc Balla, ndërsa seanca u shty për javën tjetër, për të dëgjuar edhe përgjimet e personave të tjere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *