E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Myslimanët protestojnë kundër masakrave në Mianmar

Mijëra myslimanë po protestojnë kundër masakrave ndaj myslimanëve në Mianmar. Vetëm brenda një jave, më shumë se 400 myslimanë mbetën të vdekur, ndërsa 90 mijë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për në Bangladeshin fqinj, për t’i shpëtuar vdekjes.

 

Irani dje ka dënuar masakrën, dhe e paraqet atë si pastrim etnik. Ministri i Jashtëm i Iranit dënon heshtjen globale, ndërsa Turqia ka vlerësuar se ky është gjenocid. Shumë vende me shumicë myslimane, nga Indonezia në Çeçeni të Rusisë janë duke zhvilluar protesta masive. Maldivet kanë shpallur ndërprerjen e të gjitha lidhjeve tregtare me Mianmarin.

 

Reklamë

Punonjësit e Kombeve të Bashkuara vlerësojnë se 87 mijë refugjatë kanë kaluar në Bangladesh nga Birmania, shumica e tyre të plagosur. Presidentja e vendit, Suu Kyi ishte, njëherësh fituese e Çmimit Nobel për Paqe, vazhdon të heshtë përballë kësaj masakre masive. Mbrojtësit e saj e cila dikur ishte e burgosur politike e regjimit ushtarak në Mianmar, thonë se ajo ka mundësi të kufizuara për ta kontrolluar ushtrinë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë