Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin festojnë këtë të premte Fiter Bajramin.
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, mijëra besimtarë mbushën sheshin “Skënderbej” dhe xhamitë e kryeqytetit për faljen e Namazit.
Falja e mëngjesit u drejtua nga kreu i Komunitetit Musliman, Bujar Spahiu, që këtë Bajram zgjodhi ta uronte me një mesazh drejtuar të gjithë atyre që po largohen nga vendi.
Edhe këtë vit, besimtarët që u bënë pjesë e sakrificës së agjërimit në këtë muaj të shenjtë ishin të shumtë.
Urimi i tyre për më shumë dashuri e solidaritet mes njëri-tjetrit shkon për të gjithë shqiptarët.
Bajrami i Madh shënon për myslimanët fundin e muajit të Ramazanit dhe është një prej festave më të rëndësishme të fesë Islame.
Pas faljes së Namazit, traditë për besimtarët është dreka e Bajramit, e cila mbledh bashkë familjet e tyre për të festuar e po ashtu ndahen edhe ndihma për njerëzit në nevojë.