E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Myslimanë e katolikë shpërndajnë vezët e Pashkës në rrugët e Lezhës

Harmonia fetare është konsideruar shpesh një armë e fortë dhe vlerë e madhe  e shoqërisë shqiptare.

Marrëdheniet e shkelqyera mes besimeve fetare në vend ndër vite e konfirmojnë këtë gjë.

Një gjë e tillë reflektohet gjërësisht tek bashkëjetesa e përditshme mes qytetareve të besimeve të ndryshme dhe fakti që shpesh herë festat fetare I ndajnë mes njeri tjetrit.

Shembulli I fundit konkret është Lezha, aty ku myslimanet këtë të diele kanë vendosur ta ndajnë publikisht me miqtë e tyre katolike, kremtimin e Pashkës. Myslimanë, katolikë por edhe qytetare të besimeve të tjera kanë dalë në rrugët e qytetit së bashku duke shpërndarë edhe vezët e Pashkës, të cilët janë simboli I festës.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë