E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Myslym Murrizi bëhet nenkryetar kuvendi

Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi me 94 vota pro dhe 1 abstenim është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

 

Ndërkohë në fjalën e tij kryeparlamentari Ruçi ka sqaruar këtë fakt, pasi komunikoi emërimin e tij duke thënë se vota e vetë Murrizit është abstenim për të shmangur konfliktin e interesit.

 

Reklamë

Ndërkohë që po në seancën e sotme u votuan edhe kryetarët e komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga opozita e re.

 

Rudina Hajdari, kryetare e Komisionit të Integrimit Europian

Fationa Dhimitri, kryetare e Komisionit të medias

Enver Roshi, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë

Alban Zeneli nënkryetar në Komisionin e Sigurisë

Halil Jakini nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese

Korab Lita, nënkryetar i  Komisionit të Ligjeve

Ralf Gjoni nënkryetar i Komisionit të  Jashtëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë