Subscribe

Ish-Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj u shpall i pafajshëm këtë të enjte nga nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Në këtë mënyrë, Gjykata ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë, që akuzonte Tafajn për shpërdorim detyre, duke lejuar akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në mënyrë të paligjshme. Tafaj nuk ishte i pranishëm në gjykatë, teksa momenti i dhënies së pafajësisë u prit me ovacione nga të afërm të ministrit. Lidhur me këtë akuzë, Prokurori Madrid Kullolli, kishte kërkuar 1 vit burg për ish-ministrin e qeverise Berisha më 31 mars, pasi ai ka lejuar në shkelje të ligjit të hapen 8 degë të Universitetit ‘Vitrina’ duke shkaktuar dëm në vlerën 1 milionë euro.
Në fund të procesit gjyqësor, avokatja e ish-ministrit theksoi se drejtësia u vu në vend ndërsa prokurorja Kullolli, nuk dha asnjë koment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *