Subscribe

Mynyr Koni, rektori i ri i universitetit te Tiranës, thyhen heshtjen mediatike dhe rrëfen per kërcënimin gjate fushatës zgjedhore si dhe prioritet e punës pas marrjes se detyrës. Ne nje interviste për Vizion Plus, Koni tregon se është kërcënuar nje jave para zgjedhjeve ne afërsi te banesës. Rektori nuk di te thotë nëse ishte Emiliano Shullazi apo dikush tjetër, pasi nuk mundi ta identifikoje per shkak te errësirës. Tashme çështja e kërcënimit ndaj rektorit Koni është nen hetim, ndërsa i dyshuari Emiliano Shullazi është ne qeli, ndonëse nuk ka e pranuar ngjarjen. Ndërkohe 40 dite pas zgjedhjeve, Mynyr Koni ka marre detyrën e rektorit te Universitetit te Tiranes. I zgjedhur me shumice votash përballe rivales Klodeta Dibra, Koni tregon se cilësia e mësimdhënies, teksteve te studenteve dhe rritja e numrit te stafit akademik, do te jene prioritet i punës se tij. Sa i përket raporteve me rivalen ne zgjedhje Klodeta Dibra, tashme pedagoge ne Fakultetin e Gjuhëve te Huaja, rektori tregon se vijon marrëdhëniet korrekte, ndërsa nuk është uruar për fitoren. Pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, Universiteti i Tiranës ka konsistuar senatin si dhe votuar dy zv/rektoret e rinj, Shezai Rrokajn dhe Bernard Dostin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *