Subscribe

12 takimet e para të “My Living”, rezultuan një rrugëtim shumë i suksesshëm për Brunën dhe Xhanin. Arti, kultura, dizajni dhe një jetë e mbushur plot ngjyra mbeten boshti i këtij emisioni të përjavshëm që nis këtë të shtunë në Vizion Plus dhe në platformën “Tring”. Me të njëjtët protagonistë, me grimca plot pozitivitet, madje edhe me më shumë ide të reja, vijnë në këtë sezon të ri Bruna dhe Xhani. Ata do të udhëtojnë gjatë gjithë ditës në oazet më të bukura që ofron jo vetëm kryeqyteti. Edhe pse një rrugëtim jo i lehtë, nga mëngjesi në mbrëmje, ky udhëtim i Brunës dhe Xhanit rrëfen tendencat më të reja dhe ide plot shije për shtëpinë, familjen dhe momentet tuaja të pushimit. Ky produksion i platformës digjitale Tring, vjen çdo të shtunë edhe në Vizion Plus në ora 19.45, duke premtuar këtë sezon edhe më shumë takime me publikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *