E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Muzikë xhaz në luginën e Valbonës

Xhaz në Valbonë. Kështu do të tingëllojë artistikisht fundjava në luginën që duan të promovojnë ndryshe artistët shqiptarë. Elina ishte e para që shkroi nga Franca për një koncert që duhej të zhvillohej në luginën e Valbonës, jo vetëm për ta prezantuar atë si një magji turistike, por edhe që ta mbronte atë nga ndërhyrjet. Për të Valbona është aq e bukur sa të tërheqë bashkë me turistët nga e gjithë bota edhe të mira ekonomike. Koncerti i konceptuar nga artistja që këndon shqip në çdo skenë evropiane, u kthye shpejt edhe si një protestë artistike, pa bordura politike dhe pa logo, kur edhe artistë të tjerë iu bashkuan. Koncerti që do të zhvillohet të shtunën në ora 14.00 në Valbonë do të mbërrijë edhe në kryeqytet pasditen e së dielës.

Më shumë video

Reklamë