Subscribe

Magjia e serenatave korçare dhe tingujt e kësaj gjinie muzikore në Greqi, shkrihen në një koncert të vetëm, për herë të parë në Tiranë. Për më shumë se  dy orë  publiku kryeqytetas ka ndjekur dhe duartrokitur këngët e korit “Lira” dhe grupit “Argostolis” nga Athina. Profesori Pandi Bello dhe dirigjenti grek tregojnë të përbashkëtat e serenatave mes dy vendeve që përtej çdo të veçante a dallimi gjithsesi përmes një koncerti të tillë, afrojnë dy kultura. Shija e muzikës greke mbërriti për herë të parë në kryeqytet, falë mbështetjes nga Ambasada e Greqisë në Tiranë dhe do ta vijojë këtë  rrugëtimi artistik së bashku me korin “Lira” në Korçë. Qyteti i serenatave i pret artistët grekë mbrëmjen e së mërkurës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *