E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Muzikë, dashuri dhe dhimbje në “One Love Manchester”

Dashuria dhe shpresa mund ta mposhtin urrejtjen dhe këtë na e vërtetoi më së miri Ariana Grande në koncertin e saj të bamirësisë “One Love Manchester”. Nga fjalimi emocionues i Miley Cyrus e deri te performanca e fuqishme e Justin Bieber, çdo moment pa përjashtim ishte shumë i veçantë e i paharrueshëm për të gjithë të pranishmit.

 

 

1.) Miley Cyrus u prek shumë nga ngjarja tragjike. Ajo dha maksimumin në skenë ndërkohë që këndonte “Happy” me Pharrell Williams. Ajo i tha turmës se ishte një nder për të të ishte prezente në këtë event. Për të, përgjegjësia më e madhe që kanë njerëzit është të kujdesen për njëri-tjetrin. Miley gjithashtu shkelqeu me performancën e saj të “Inspired.”

Reklamë

 

 

2.) Niall Horan këndoi “Slow Hands” ndërkohë i tha të pranishmëve: “Kur ju pashë aq të bashkuar javën e shkuar u frymëzova me të vërtetë shumë. Ju duam dhe jemi me ju.” Këngëtari më pas ia dedikoi realizimin e tij “This Town” Manchester-it, dhe e këndoi me shpirt e zemër këngën!

 

 

3.) Ariana u tregua e fortë dhe i përshëndeti të gjithë fansat me “Be Alright” dhe “Break Free.”  Ari madje mbajti veshur edhe një bluzë “One Love Manchester”!

 

 

4.) Little Mix i surprizoi të gjithë me “Wings.” Perrie Edwards, Jesy Nelson, Jade Thirlwall dhe Leigh-Anne Pinnock mrekulluan me zërat e tyre.

 

 

5.) The Black Eyed Peas i bënë të gjithë të këndojne njëzëri “Where Is The Love.” Ari zëvendësoi Fergie dhe e bëri këtë në mënyrë perfekte, sikurse dhe pritej prej saj.

 

 

6.) Katy Perry më shumë se kurrë promovoi paqen dhe lumturinë. Ajo ishte e vendosur të ndihmonte Arianën në nderim të jetëve të humbura duke performuar ripunime të këngëve të saj “Part of Me” dhe “Roar”.

 

 

7.) Justin Bieber u përfshi nga emocionet ndërkohë që këndonte “Love Yourself”. Ai ndau ngushëllimet e tij me ata që humbën njerëzit e tyre të dashur, ndërkohë që përpiqej të mbantë lotët.

 

 

8.)  Coldplay ishte një tjetër grup që i bëri të gjithë për vete me këngen hit të Oasis, “Don’t Look Back In Anger,” me një ripunim të vogël dhe përshtatje nga ana e tyre sigurisht.

 

 

9.) Ariana e mbylli shfaqjen duke kënduar “Somewhere Over The Rainbow” dhe sërisht qëndroi e fortë pavaresisht nevojës së madhe për të shpërthyer në lot.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë