E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Muzikë “bio” e Aleksander Gjokës tek “Këndo Këngën Time”

Muzike dhe vetëm muzikë, kjo është ajo që mbizotëron prej katër javësh çdo të enjte në ekranin e Vizion Plus.

 

E njëjta atmosferë mbizotëroi sërish mbrëmjen e te enjtes në spektaklin “Këndo Këngën Time”.

 

Reklamë

Këtë rradhë protagonist ishte një prej zërave me karakteristike të muzikes shqiptare, Aleksander Gjoka.

 

Histori këngësh të padëgjuara me pare, por jo vetem si edhe interpretime live te 8 prej kengeve me te bukura te repertorit te tij, nga artistet e brezit te ri, ishin kryefjala e nje show të muzikës se vërtetë.

 

Aleksandër Gjoka, një artist që ka ditur të ruajë vlerat e muzikës shqiptare, me zërin e tij karakteristik, përherë modest e i heshtur përpara kompromiseve të të qënit shumë të ekspozuar si i famshëm, ka rrefyer nder te tjera se ajo çka ka dashur nuk kane qene parate, por qe kontributi i tij te vleresohej.

 

Rrefimi i sinqerte I kengetarit te liqenit, që solli edhe shume detaje nga jeta e tij artistike .

 

Nata e 5-te e “Kendo Kengen Time” sjell një tjetër zë të njohur të muzikës së lehtë shqiptare, Rovena Dilo.

 

 

Më shumë video

Reklamë