Qyteti I Korçës këtë fundjavë e shijon nën ritmet e muzikës xhaz dhe rrok nga koncerti Bazaar Bestival që organizohet në sheshin e pazarit të vjetër të qytetit.

Në natën e parë të koncertit u ngjitën në skenë 6 grupe të muzikës  Jaaz që performuan pjesët e tyre më të mira për publikun korçar dhe pushues që vizitojnë qytetin.

 

Mbrëmja e parë e koncertit ju kushtua fotografit të njohur korçar Gjon Mili si admirues I xhazit. Interpretuan në këtë mbrëmje grupe dhe artistë nga Shqipëria dhe vende të tjera si ‘RrochNinht’ ‘Hot Club’ ‘BlackKie’ ‘Band Brios’ etj.

 

Organizatorët e aktivitetit por edhe grupet dhe muzikantët pjesmarës e vlerësuan si të suksesshëm festivalin që në mbrëmjen e parë. Sipas tyre muzika xhaz por edhe ajo rrok shkojnë në harmoni me ambjentin karakteristik të pazarit të Korçës.

 

Ky është edicioni I parë I Korça Bazaar Bestival me pjesmarjen e 12 grupeve që do interpretojnë për dy netë rradhazi në sheshin e pazarit. Për kryebashkiakun Sotiraq Filo aktiviteti do të jetë I përvitshëm në Korçë.

 

‘Kjo veprimtari artistike është vazhdimiësi e aktiviteteve të shumta organizuar gjatë sezonit të verës, dhe nga përjetimi I natës së parë vlen që të kthehet në traditë për qytetin e Korçës’ tha kryebashkiaku Sotiraq Filo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *