Muzaka nuk do të lerë pengje. Do luftojë te Skënderbeu dhe zgjidhja nuk është për anën financiare. Gjergji Muzaka deklaron se tani nga fundi i karrierës së tij nuk do të lerë pengje, por do të luftojë për Skënderbeun në këto situata që po kalon klubi.

 

Futbollisti doli në konferencë për shtyp si lojtar bardhekuq, duke sqaruar disa nga motivet që e mbajtën pak kohë në dilemë derisa bëri zgjidhjen për t’u aktivizuar sërish aty ku një vit më parë u shpall kampion dhe fitues i kupës.

 

“Kam rreth 18 vite karrierë dhe nuk do t’ja lejoja vetes ta mbyll me pengje. Do ishte peng për mua po ta brakisja Skënderbeun”.

 

Ai shtoi se nuk do ta lerë luftën dhe do që ta mbyllë me lavdi, duke nënkuptuar edhe betejën finale që klubi ka me KAS. Muzaka pranoi se ka patur intteresim edhe nga ekipi I Flamurtarit dhe traineri Daja që ta kishte të veton, por ai bëri zgjidhje morali.

 

“Një pjesë e vlerave të mia që i shfaqa në Korçë, kanë qënë edhe meritë e trainerit Daja, dhe unë pata ofertë prej tij, por në fund zgjodha ekipin që nuk dua të më lerë pengje”.

 

Ai theksoi gjithashtu se afrimi sërish tek Skënderbeu, si zgjidhje kishte të fundit çështjen e aspektit financiar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *